QSUT- PLAGOSET SHEFI I KARDIOKIRURGJISË
Goditet me thikene shpatull shefi i pavionit te kardiologjise ne QSUT, Ali Refatllari. Mjeku kardiolog është goditur nga Arben Strazimiri, nipi i nje pacienti te vdekur, qe ishte daja i tij. Sipas informacioneve, pasi ka qëlluar zevendes dekanin e mjekesise, 35 vjecari Strazimiri eshte larguar menjehere nga vendngjarja. Ndërkohe reparti i kardiologjisë eshte rrethuar nga efektivat e policisë te cilet, kane mundur te arrestojne 35 vjecarin ne ambientet e QSUT-se dhe e kane shoqeruar ne komisariat per ta marre ne pyetje. Nga te dhenat e para mesohet se Strazimiri është nipi i pacientit te vdekur qe ishte operuar nga Refatllari. Nderkaq shefi i kardiologjisë qe është njëkohësisht dhe zv/dekan i Fakultetit te Mjekesise ndodhet ne spital, ku po i neneshtrohet kurimit nga koleget e tij por ndodhet jashte rrezikut per jeten.