E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, aparatura të reja për të eleminuar shenjat nga diegia

Duke filluar nga sot, ata që aksidentalisht pësojnë djegie jo vetëm që do të kurohen por me aparaturat e reja në QSUT nuk do të trashëgojnë as shenjat që lë pas ky fenomen.

Me investimin e Komisionit Europian, Ministria e Shëndetësisë ka vënë dorë në spitalin e djegie plastikës në QSUT. Ndërhyrje këto që eleminojnë deri në 70% shenjat e djegies.
 

I pranishëm në inspektimin e këtyre ndërhyjeve, Ministri ishëndetësisë Petrit Vasili tha se rehabilitimi prek aparatutrat por edhe infrastrukturën e brendshme të godinës. Gjithashtu Vasili tha se ne QSUT vendoset rezonanca e dytë.
 

Aparatura e dytë e rezonancës vendoset pas 10 viteve për të ardhur në ndihmë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet tumorale.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›