E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi konfirmon largimin nga puna të tre policëve serbë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka hedhur poshtë ankesat e tre zyrtarëve te policise, Zoran Milkoviç, Radomir Radosavleviç, të punësuar në Stacionin Policor në Zubin Potok si dhe Bratislav Kragoviç, i punësuar në vendkalimin kufitar Jarinjë, kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për ndërprerje të marrëdhënies së tyre të punës në Policinë e Kosovës.

Ministri konsideron se vendimi në fjalë ishte i drejtë dhe i bazuar në ligj, thuhet në deklaraten e Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›