E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, gjen zgjidhje të përkohshme për urgjencën e kardiologjisë

Zbutet situata në urgjencën e kardiologjisë në spitalin "Nënë Tereza". Kriza e para disa ditëve, ku rritja e fluksit çakordoi shërbimin për shkak të mungesës së kapaciteteve, është shuar me një zgjidhje emergjente.Me urdhër të drejtorisë së spitalit, rastet e urgjencës në mungesë të shtretërve në shërbimin përkatës, do të trajtohen në pavionet e tjera të godinës së sëmundjeve të brendshme. Pavarësisht llojit të shërbimit, endokrinologji, hematologji etj, nëse në to do të ketë shtretër të lirë, ato do të shfrytëzohen për urgjencën e zemrës. Në këtë mënyrë do të jenë mjekët, ata që do të ndjekin pacientët kudo të ndodhen. Ndonëse këta të fundit kanë filluar të mos mjaftojnë, pasi shefi i urgjencës së zemrës disa ditë më parë, është shprehur se shërbimi po përballet edhe me mungesën e specialistëve të zemrës, pasi disa prej tyre janë vendosur në pavionet e zemrës. Dy herë në javë urgjenca e zemrës do të ofrojë shërbim pa mjekun përkatës. Disa ditë më parë, kamera e Ora News është bërë dëshmitare e një situate alarmante në shërbimin e urgjencës së zemrës. Në mungesë së shtretërve rastet, edhe pse në kushte të rënda shëndetësore, janë trajtuar mbi tavolina e karrige.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›