Shtohet numri i fëmijëve me probleme virale në pediatri
Ulja e temperaturave, ka shtuar ndjeshëm rastet e fëmijëve me probleme virale. Në pediatrinë e kryeqytetit, dyndja e prindërve për tju dhënë fëmijëve një ndihmë mjekësore më të specializuar, ka shkatuar radhë të gjata. Nga vëzhgimi që kemi kryer në këtë shërbim, rastet janë kryesisht të natyrës virale, apo irritime të traktit për shkak të të ftohtit. E ndërsa radhët e pritjes pas derës së mjekut në urgjencën e pediatrisë kanë qenë në maksimumin e tyre, fëmijëve në gjendje jo të mirë shëndetësore, u është dashur të përballen me të ftohtin pasi sitemi ngrohëse mungon. Në këtë shërbim nuk ofrohen as kushtet më minimale për të sëmurët. Edhe numri i karrigeve madje është i pamjaftueshëm për t'ju siguruar një rehati minimale, të gjithë këtyre njerëzve në pritje. Gjendja jo e mirë shëndetësore e vogëlushëve në radhë pritjeje, e nga ana tjetër pamundësia për tju përgjigjur këetij fluksi në kohë nga ana e mjekëve, ka shkakuar irritim për prindërit.