QSUT, mungojnë filmat te rezonanca
Prej tre muajsh, në kabinetin e rezonancës mund të bësh ekzaminimin, por nuk mund të marrësh filmin me vete. Mjekët ku do të drejtohesh duhet të lexojnë shpjegimin që të ka dhënë në letër mjeku radiolog, ose në të kundërt drejtohu te privati, ku duhet të paguash 24 000 lekë.
Mungesa e filmave për shkak të një tenderi të pazhvilluar, ka ulur rendimentin e punës, por jo fluksin e saj. Kjo ka sjellë edhe mosrealizimin e printimit të filmave për pacientët, ndërkohë që mjekët na sigurojnë se ekzaminimet ruhen në kompjuter, kuptohet për aq kohë sa mban edhe memoria e kompjuterit. Një ditë pas ekzaminimit del përgjigjja, por jo në film, vetëm në letër.
Çdo pacient, i cili shkon për të bërë rezonancën magnetike duhet të marrë patjetër edhe filmin, të cilin ia çon mjekut specialist. Ky i fundit, në bazë të rezultatit të filmit, shikon edhe ecurinë e sëmundjes, ose mjeku specialist duhet të shkojë pranë neurokirurgjisë, ku ndodhet edhe aparatura, të kërkojë lejen dhe të futet për të parë se si ka dalë ekzaminimi.
Kjo pajisje është prishur dhe është riparuar disa herë brenda vitit dhe mjekët sa herë që shkon të interesohesh të japin përgjigjen se shumë shpejt aparatura do të fillojë të funksionojë.
Kësaj radhe nuk është defekti i përhershëm, pra djegia e ndonjë qarku elektrik, por nuk ka filma. Më në fund tenderi është bërë dhe brenda muajit prill pritet që të vijnë filmat. Këtë e konfirmoi për "Fiks Fare" mjeku neuroradiolog Arben Rroji. "Është realizuar tenderi i parë dhe presim partinë e parë të filmave", thotë mjeku, ndërkohë që zhvillimi me vonesë i këtij tenderi ka lënë pacientët, pa marrë përgjigjen e ekzaminimit.
Këtë shërbim e përfitonin falas fëmijët deri në 1 vjeç, invalidët e luftës, veteranët dhe të sëmurët me tuberkuloz. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, këtyre kategorive nuk u duhet të paguajnë para për të kryer mamografinë, rezonancën magnetike, skaner të llojeve të ndryshme, pasi ato do të rimbursohen në masën 100 për qind nga shteti. Të siguruarit paguajnë vetëm 10 për qind të vlerës reale për shërbimin e tyre. Pjesa tjetër kompensohet nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, me të cilin pacienti ka lidhur kontratë, që prej ditës kur ka nisur të sigurohet.
Çfarë është rezonanca magnetike
Rezonanca magnetike është një prej metodave më bashkëkohore të diagnostifikimit, e cila trupin e njeriut e fotografon nëpërmjet fushës magnetike të fuqishme. Pothuajse të gjitha pjesët e trupit të njeriut mund të kontrollohen në hollësi. Një prej përparësive të kësaj metode është se fotografimi është pa rreze rëntgen apo pa substanca radioaktive. Pra ky kontroll mund të kryhet disa herë pa kurrfarë rreziku dhe pa dhimbje.