Mungojnë shtretërit, pacientët "trajtohen" në karrige
Problemet në QSUT "Nënë Tereza" nuk kanë të mbaruar. Në spitalin e kardiologjisë mungojnë shtretërit. Pacientët që shkojnë në urgjencë e marrin ndihmën e parë në korridore. Mjekët u shërbejnë pacientëve me çfarë mjetesh të mundin. Ka pacientë, të cilët e marrin serumin të ulur në karrige, pasi shtretër nuk ka.
Sipas mjekëve, në këtë pavijon ka rreth 200 urgjenca në ditë dhe janë vetëm 12 shtretër.
E njëjtë është situata edhe në reanimacionin e kardiologjisë.
Korridori i reanimacionit është i mbushur plot me krevate me rrota, në të cilët qëndrojnë të shtrirë pacientët që kanë nevojë të jenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve. Sapo lirohet një vend në reanimacion futen pacientët që presin të shtrirë në korridor.