QSUT perurohet Spitali i Neurokirurgjise

Realizohet nderhyrja e pare pa hapje te kafkes se kokes. Petrela Vendosja e aparatures endovaskulare risi per vendin tone
Spitali i Neurologjise operon per here te pare hemorragjine ne tru pa hapur kafken e kokes. Diten e shtune jane realizuar dy nderhyrje nen drejtimin e neurokirurgut te njohur shqiptar Mentor Petrela. Ndersa nje dite pas kesaj nderhyrjeje historike neurokirurgjike ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza eshte bere perurimi i punimeve ne Spitalin e Neurologjise ku moren pjese kryeministri Sali Berisha ministri i Shendetesise Petrit Vasili drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku ambasadori italian francez dhe tre neurokirurge te shquar dy nga Italia dhe nje nga Franca. Profesor Petrele vleresoi si risi dhe vendosjen e aparatures endovaskulare e cila me ane te nje cipi kartotere ben pezullimin e hemorragjise ne koke. Kjo nderhyrje eshte e njejte me transplantin qe behet njekohesisht per zemren dhe mushkerine se bashku - ka pohuar prof. dr. Mentor Petrela.
Perurimi
Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza peruroi dje punimet ne Spitalin e Neurologjise ku per here te pare gjate dites se shtune jane realizuar dy nderhyrje te rralla ku mjeket kane bere zhdukjen e hemorragjise ne koke pa bere hapje te kafkes. Doktor Petrela ka vleresuar shume punen e bere ne kete drejtim dhe kete arritje te mjekesise e cila tashme mund te realizohet dhe ne vendin tone. Nje tjeter risi eshte edhe vendosja e aparatures endovaskulare e cila me ane te nje cipi kartotere ben pezullimin e hemorragjise ne koke. Kjo nderhyrje eshte e njejte me transplantin qe behet njekohesisht per zemren dhe mushkerine se bashku - pohoi prof. dr. Mentor Petrela. Stafi mjekesor por edhe ai infermieror jane trajnuar ne Paris per te kryer nderhyrje te tilla. Spitali i Neurokirurgjise ka nisur rikonstruksionin dy vjet me pare nderkohe qe kontrata per fillimin e punimeve dhe fondi per rikonstruksionin prej 297.947.912 leke eshte miratuar ne 11.12.07. Me pas eshte bere edhe nje shtese kontrate e cila parashikonte ndertimin e sallave te operacionit me nje vlere prej 59.589.582 lekesh. Godina e rikonstruktuar sjell per here te pare ne vendin tone nje risi pikerisht tek blloku i sallave te operacionit qe jane sipas normes se BE-se 2000-91 me fluks laminor. Kjo do te thote sa me pak infeksione spitalore tek pacienti. Diten e perfundimit te punimeve do te behet edhe venia e emrit te ketij spitali Prof. Dr. Xhelal Kurti.
Perurimi Berisha Do te mbeshtesim teknologjite me te avancuara
Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje inaugurimin e perfundimit te punimeve per rikonstruksionin e godines se sherbimit te Neurokirurgjise. Ai garantoi mbeshtetjen e Qeverise per te gjitha teknologjite me te avancuara me moderne ne menyre qe tu ofrohet te semureve sherbimet me cilesore. Kryeministri gjithashtu shprehu kenaqesine qe ne diten e perjetesise se kombit shqiptar Diten e Pavaresise ndahet edhe gezimi i inaugurimit te kesaj qendre moderne te neurokirurgjise se integruar.Jam shume i gezuar qe ne kete dite te lindjes se kombit ne ndajme se bashku gezimin e inaugurimit te nje qendre moderne te neurokirurgjise se integruar qendere cila ju ofron shqiptareve sherbimet me te mira sherbimet qe ata meritojne - tha ai.Kryeministri Berisha ne fjalen e tij pergezoi punen e profesor Petreles dhe te te gjithe ekipit mjekesor per perpjekjet e gjithanshme dhe arritjet e medhane njeren nga fushat me te rendesishme por dhe me delikate e me te veshtira te mjekesise shqiptare dhe asaj boterore. Ai theksoi se qeveria po vendos mbi sistemin shendetesor nje mekanizem te ri financiar se bashku ne nje reforme te thelle per te bere te mundur qe shqiptaret te gezojne sherbime cilesore nga me modernet qe meritojne. Godina e sherbimit te Neurokirurgjise fale investimitte buxhetit te shtetit me vlere 3.5 milion dollare eshte rikonstruktuar sipas normave spitalore te Bashkimit Evropian.Ky sherbim mbetet qendra e references e cila mbulon jo vetem Shqiperine por dhe shqiptaret e Kosoves Maqedonise Malit te Zi si dhe emigrantet qe jetojne jashte vendit. Sallat e operacionit te neurokirurgjise jane te pajisura me aparatura sipas normes 2000-91 me fluks laminar qe ul ne menyre te ndjeshme infeksionet spitalore dhe ploteson normat bashkekohore evropiane.
Te dhena mbi spitalin e Neurokirurgjise
- 1.100-1.200 nderhyrje neurokirurgjikale ne vit numer ky ne rritje e siper dhe tashme kryhen afersisht 1.500 nderhyrje ne vit me nje tendence drejt 500-700 nderhyrje per 1 milion banore
- Numri mesatar i konsultave eshte 50.000 ne vit. nga keto 15.000 kryhen ne neurokirurgji me 6.000 paciente qe vijne nga Kosova dhe Maqedonia 15.000 ne neurologji dhe 20.000 ne psikiatri
- Ne nje vit afersisht 400-500 paciente te diagnostikuar me tumore te sistemeve nervore operohen pa mbeshtetjen e trajtimeve shtese si radioterapia apo radiokirurgjia.
- Ne nje vit kryhen 150-200 nderhyrje kirurgjikale vaskulare.
- Me shume se 22.000 ekzaminime neuro-fiziologjike kryhen ne departamentin tone me konsulta respektive.
- Cdo vit me shume se 1.100 studente te Fakultetit te Mjekesise Infermierise dhe Shkencave Sociale kryejne ne kete departament kurse mesimore praktike dhe teorike.
- Cdo jave arrihet edukimi i vazhdueshem nepermjet nje stafi multidisiplinar perfshire ketu endokronologun patologun onkologun etj. Diskutohen dhe rishihen modulet e integruara dha protokollet.
- Shkembimet nderkombetare ndermjet disiplinave mjekesore jane te rregullta duke u organizuar dhe aktivitete vjetore me spitale universitare ne France Itali Angli Gjermani USA Austri etj.
- Trajnimi laboratorik per mikrokirurgjine organizohet nga departamenti i kirurgjise per nenspecialitetet e tjera.
Nderhyrjet qe kryhen ne kete spital
- ekzaminime neurofiziologjike EMG/ENG PEV EEG CT MRI
angiografi teste neuro - oftamamologjike ekokardiografi Ultrasound
- kirurgji shpine me stabilizim
- kirurgji tumori ne tru
- kirurgji vaskulare aneurema keformime arterio-venoze enderektomi
kariotide anastomosis ekstra-intra kranale
- endoskopi
- kirurgjia e nervave periferike
- kirurgjia pediatrike
- kirurgjia funksionale dhe procedurat e dhimbjes
- kirurgjia riparuese kranio-faciale
- stereotakti dhe mikrokirurgji e epilepsise