E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, të pasiguruarit tarifa të reja për ekzaminimet

TIRANE-Me sistemin e ri të referimit që ka nisur të zbatohet në të gjitha strukturat shëndetësore, kanë pësuar rritje edhe tarifat të vizitave tek mjeku, por edhe ekzaminimet e ndryshme. Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka publikuar listën e plotë të ekzaminimeve për personat e pasiguruar me hyrjen në fuqi të sistemit të referimit. Ku sipas zyrës së shtypit të këtij institucioni, të gjitha këto shërbime kanë pësuar rritje 100 deri në 300 lekë të reja për personat e pasiguruar, ndërkohë që për personat e siguruar shërbimi ofrohet falas. Por sipas qytetarëve, ata më shumë i "vrasin" tarifat e reja të vizitave. Sepse ato kanë pësuar rritje shumë të madhe që shkon nga 500-1500 lekë. Gjë kjo që shpeshherë i ka shtyrë pacientët t'u drejtohen klinikave private, jo vetëm se kanë çmime më të ulëta, por edhe shërbimi, cilësia dhe pastërtia që u ofrohet është më e lartë se sa në spitalet publike. Ekzaminimet Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", me fillimin e sistemit të referimit kanë nisur të zbatohen edhe tarifat e reja të ekzaminimeve, analizave laboratorike dhe të vizitave. Në bazë të një urdhri të ministrit të Shëndetësisë, kërkohet që tarifat e reja të vihen në zbatim në të njëjtën kohë kur nisi edhe sistemi i referimit. Drejtoria e QSUT-së, duke u bazuar edhe në ligj por edhe në një rregullore të brendshme, ka vendosur që këto të ardhura dytësore, të cilat do të vilen nga ekzaminimet dhe analizat, do të përdoren për investime në infrastrukturë, pajisje si dhe në barna. Sipas drejtorit të QSUT-së, Ilir Dashi, këtë vit për herë të parë do të ketë një mënyrë të re të furnizimit të pavijoneve me barna, sipas kërkesave që ata kanë. "Në fillim të këtij viti, çdo pavijon ka marrë një formular ku do të plotësojë barnat bazë që i nevojiten si dhe nevojat më urgjente që ka në aparatura dhe në investime. Kërkesat e tyre do të plotësohen me paratë e grumbulluara nga buxheti i shtetit, por edhe nga të ardhurat dytësore. Kështu, 30% e këtyre të ardhurave do të shkojnë për investime në infrastrukturë dhe 40% për mallra, kryesisht për medikamente", - ka pohuar drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi. Tarifat e reja pEr të pasiguruarit• Vizita tek mjeku i familjes, 1000 lekë • Një vizitë tek specialisti në poliklinikë, 1500 lekë • Vizita në spitalet rajonale, 2000 lekë • Një vizitë në QSUT kushton 3000 lekë(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›