E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujanoc, eksploziv makinës së një polici shqiptar, plagosen 2 persona

BUJANOC-Të dielën, rreth orës 21:00, në komunen e Bujanocit shpërtheu një pajisje eksplozivi e vendosur poshte automjetit të pjesëtarit të policisë multientike Blerim Mustafa, i cili është plagosur rëndë, ndërsa plagë ka marrë edhe bashkëshortja e tij që gjendej në automjet, njoftoi agjencia FoNet mbështetur në burimet policore. Shpërthimi ndodhi në automjetin tip Peugeot 205, disa qindra metra larg ndërtesës së Kuvendit Komunal, në fillim të rrugës Kosova, ku jetojnë shqiptarët. Shpërthimi u dëgjua edhe në pjesët e tjera të Bujanocit. Sipas policisë, Blerim Mustafa para pak kohësh ishte transferuar nga Bujanoci në vendkalimin kufitar të Preshevës. Ndaj familjes së vëllait të tij, Besimit, persona të panjohur kishin hapur zjarr në vitin 2001, në kohën kur Besimi vijonte shkollën për polici multietnike. Sipas disa banorëve të kësaj pjese të qytetit, “zoti Mustafa ka qenë disa herë në shënjestër të sulmeve te ndryshme. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›