E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT vatër korrupsioni, mjekët marrin 300 mijë lekë ryshfet për shtrimet në spital

Anulohen shtrimet në mungesë të shefave të shërbimeve, dyndje pacientësh pas pushimeve

Pacientëve të sëmurë që u duhet të shtrohen në spital, përpara se të bëjnë teshat gati për tu mjekuar në spital, më parë duhet të mbushin xhepin plot pasi gjoba e një shtrimi në një prej pavijoneve të spitalit numër 1, është plot 300-500 mijë lekë.

Këto para u dorëzohen nga të afërmit e pacientëve shefave të shërbimit nën dorë duke marrë parasysh faktin që nëse nuk jepet ryshfet një shtrim mund të vonohet me javë të tëra. Pacientë të shumtë në pavijonet e sëmundjeve të brendshme thanë për gazetën SOT se gjatë konsultave me shefat e shërbimit ata kanë qenë të detyruar ti lënë atyre ryshfet për shtrimet pasi në të kundërt shërbimi i infermiereve apo edhe dhoma mund të sigurohej pas disa javësh. Nga ana tjetër të afërmit e pacientëve deklarojnë se ata u lënë ryshfet mjekëve dhe shefave të shërbimit edhe gjatë vizitave të përditshme në orët e paradites.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Marte, 31 Gusht 2010 20:34

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›