E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT,pacientët e hemodializës përballen me probleme

Pacientët e hemodializës në QSUT luftojnë për mbijetesë mes sakrificash të mëdha. Në këtë shërbim, ku të rinj, të reja e të moshuar arrijnë të shtyjnë vetëm ditët e tyre të jetës, përballen me peripeci të pafund. Gjendja dhe numri i aparateve është bërë tashmë një problem i përhershëm, që i detyron të qendrojnë në radhë për ciklin rutinë, e po ashtu ankohen se blejnë gjithcka me paratë e tyre, pasi shërbimi nuk u ofron asgjë. Edhe pse përpjekja e këtyre njerëzve tërhiqet zvarrë me shpirt nën dhëmbë për të vijuar sakrificat për mbijetesë, në shumë raste ato janë të dështuara. Këta të sëmurë renalë, qendrojnë për orë të tëra në aparatin e pastrimit të gjakut, pa përfituar ndonjë rezultat të madh, pasi filtrat që përdoren nuk janë ato të duhurat. Transporti është një tjetër problem për këta të sëmurë me veshka. Shteti arrin t'u rimburosojë një shumë që për ta është e papërfshillshme në raport me shpenzimet mujore që kanë. Ndërsa realizimin e transplantit të veshkës në këtë spital e shohin si një utopi. Të gjitha këto shqetësime, pacientët me veshka që trajtohen në hemodializë do t'i shtrojnë ditën e mërkurë në komisionin parlamentar të shëndetësisë. Nëse kjo seancë nuk do të zgjidhë konretisht pjesën më madhore të problemeve, ata do të nisin një seri protestash.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›