Ministri Oketa viziton Portugalinë

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Lizbonë me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Portugalisë Nuno Teixeira. Gjatë takimit ministri Oketa falenderoi ministrin Teixeira për ftesen, si edhe për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Kjo është hera e parë që një minister mbrojtje viziton shtetin e Portugalisë. Ministri Nuno Teixeira gjatë takimit është shprehur se "duke pranuar Shqipërinë në Alenacën e Atlantikut të Veriut , ne do të kemi më shumë NATO në ballkan".Ndërkohë Teixeira ka përgëzuar ministrin Oketa për përformacen dhe arritjet e Shqipërisë në fushën ushtarake , ku ka theksuar edhe faktin se Shqipëria gjatë vieteve të fundit është bërë një faktor mjaft i rëndësishem strategjik stabiliteti dhe sigurie në Ballkan. Ministri Gazmed Oketa ka falenderuar Lizbonën zyrtare për mbështetjen që ka dhënë në ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ministri Oketa është shprehur se edhe pak ditë Shqipëria do të përjetoje një moment historik duke u bërë anëtare me drejta të plota në këtë alenacë , dhe kjo nuk do të shënoje fundin, por fillimin e nje procesi të gjatë, i cili kërkon angazhim më të madh. Gjatë takimit dy ministrat e mbrojtjes biseduan për shkëmbimin e përvojës, për zhvillimin e një ushtrie profesionale për moderniozimin e saj. Një ndër çështjet më të rëndësishme të takimit ishte edhe diskutimi mbi sigurine rajonale dhe asaj ndërkombëtare.