E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë Kërrabë, rrëzohet nga ura, plagoset topografi

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Sërish incident në ambientet e brendshme të tunelit të Qafë Kërrabës. Mesditën e sotme 24-vjeçari Marsel Bahja, me profesion topograf, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash e për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.

I riu është dërguar urgjentisht në Spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ku po merr ndihmën mjekësore. Pak ditë më parë , në këtë tunel ka humbur jetën 47-vjeçari Aleks Kondi, i cili u zu poshtë njërit prej paneleve që përdorte për ndërtim.

17 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Qafë Kërrabë, rrëzohet nga ura, plagoset topografi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›