Qafë-Morinë, bie fluksi pas sezonit veror – Qarkullimi paraqitet më i qetë krahasuar me muajt

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1,106 hyrje shtetasish dhe 533 automjete, ndërsa në dalje numërohen 1,053 shtetas dhe 586 automjete.
Në mesin e vizitorëve të huaj ndodhej edhe Vesna, një turiste nga Serbia, e cila këtë vit zgjodhi për herë të parë të vizitojë veriun e Shqipërisë.
“Isha në Valbonë dhe ishte shumë bukur, qëndrova 3 ditë dhe ishte hera ime e parë në veri të Shqipërisë. Kam qenë dhe 7 herë ku kam vizituar qytete të ndryshme”, u shpreh ajo.
Ky fluks i qëndrueshëm turistësh tregon se Tropoja po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një ndër zonat më atraktive malore në vend.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/