E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për falsifikim monedhash, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave.

Po ashtu, 36-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ishte në kërkim dhe nga Policia e Durrësit për veprën penale “Vjedhja”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit.

“Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 73”. 

I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”. 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi: 

N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave””, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›