Qarku i Durresit mbi 1600 shtepi te demtuara nga uji

Sipas shefit te Shtabit te Emergjences prefektit te Qarkut Genci Alizoti situata eshte vene nen kontroll nderkohe qe ka nisur edhe shperndarja e ndihmave.
Zyrtarisht jane evakuuar 4 familje ne Derven te Krujes te cilat ishin te rrezikuara per shkak te rreshqitjeve masive te dheut nderkohe qe shume familje te tjera jane sistemuar vete te te afermit duke lene nga nje banor ne shtepite qe ndodhen nen uje.
Ne qytetin e Durresit dhe pikerisht ne lagjet periferike te tij situata mbetet e renduar. 1000 shtepi jane te permbytura ndonese bilanci eshte ende i pambyllur.
Keshilli Bashkiak i Durresit ka akorduar nje fond prej 100 milion lekesh per zgjidhjen e situates ne zonat e permbytyra ne Shkozet dhe Plazh. Fondi eshte miratuar me iniciativen e keshilltareve te LSI dhe PD qe kane kritikuar mungesen e kryetarit Vangjush Dako ne mbledhje.
Por vete kryebashkiaku Dako deklaroi se ka qene ne terren atje ku nevojat jane me te medha. Permbytjet ne Shkozet e Plazh jane krijuar perpos faktoreve natyrore dhe mosfunksionimit disa oresh te hidrovorit edhe nga mosmirembajtja e kolektoreve.