E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra ende njesh me ujin

Ndersa situata duket se ka nisur te permisohet pasi ka ulje te shkarkimeve nga hidrocentralet ne mengjezin e sotem Shkodra eshte gdhire duke u lutur.

Arqipeshkvia e Shkodres meshen e sotme ia ka kushtuae lutjeve ndaj Zotit per shpetimin e Shkodres nga permbytjet dhe i eshte drejtuar njerezve qe te tregohen humanitare e te mos u marrin leke per te transportuar me varka.

Ndersa e gjithe Shkodra po mban syte nga uji nje drite shprese duket se ka bere optimist shkodranet me hapjen e kohes.

Tek Harku i Berdices ku nje dite me pare niveli ujit ka qene mbi nje meter sot niveli i ujit ne rruge eshte rreth 30 cm pamjet tregojne per nje ulje te ndjeshme te nivelit te ujit.

Ndersa ne qytet uji nuk ka pasur tendece rritje si ditet me pare madje ne disa zona te qytetit niveli ujit ka pesuar renie por sipas peshkatareve te vjeter ne qytet uji do lagohet me me veshtiresi se ne zonen e Nenshkodres pasi rrjedha e Bunes eshte shume me e dobet se ajo e Drinit.

Por teper shqetesuese duket situata e higjenes ku qyteti dhe Nenshkodra rrezikojne te perballem me nje emergjence mjedisore pasi ujerat e zeza dhe karburanti qe del nga pikat e permbytura te karburanteve ka ndotur rrezikshem mjedisin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›