Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet, por situata është pa probleme
I gjithë territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, bëjnë të ditur burime zyrtare për RTSH.
Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie gurësh në disa segmente rruge, por nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës.
Po ashtu edhe furnizimi me ujë të pijshëm .
/ rtsh.al /