Qarkullimi per ne Bernjak i lire

KFOR-i konfirmoi se pika kufitare Kosovë-Serbi, në Bërnjak, është e hapur për qarkullim. Kjo është bërë e mundur pasi në afërsi të fshatit Banjsë, serbët e hoqën vullnetarisht një barrikadë.
Sipas RTK-së, ky veprim sipas KFOR-it është një shembull i mire për të gjithë serbët e veriut që të heqin vullnetarisht barrikadat e vendosura nëpër rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.
Ndërkohë zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin ka thënë për KTV se “rruga drejt kësaj pike kufitare është e lirë dhe qarkullimi mund të bëhet normalisht. Kjo ka ndodhur pas konsultimeve që ka pasur Komanda e KFOR-it me serbët lokalë”. Sipas tij Veriu i KosovësTenton heqjen e barrikadave, prangoset Tadic: Kosova, cështje serioze Krerët lokalë serbë nuk bien dakort me Tadic barrikadat ndodhen në rrugën që te con në pikën kufitare 1 në Jarinjë.
Prej dhjetë ditësh, paqeruajtësit ndërkombëtarë tentojnë të heqin barrikadat në veri, por pasi pengohen nga serbët, aksioni i tyre ndërpritet dhe pasojnë përpjekjet që ato të hiqen pa përdorimin e forcës.
Barrikadat u vendosen muajin e kaluar pas vënies nën kontroll të dy pikave doganore mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat për vite me radhë u shfrytëzuan për kontrabandë nga strukturat paralele serbe të kontrolluara nga Beogradi zyrtar dhe grupet kriminale të kësaj pjese të Kosovës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri
Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë. Vjenë, Thaci takon kancelarin austriak
Kryeministri Hashim Thaci ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak, Verner Faiman.
“VV” prish debatin për vizat
Devijon debati publik për “Liberalizimin e Vizave” me Bashkimin Europian, në një kolegj privat në Prishtinë. Shqipëria e Kosova, një konsullatë
Shtetasit e Kosovës që jetojnë në shtete të tjera, shumë shpejt do të mund t’u drejtohen konsullatave të Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente të ndryshme, për të cilat, në mungesë të konsullatës së shtetit të tyre, është dashur të vijnë në Kosovë. Marinsi: Urrejtje në sytë e Arid Ukës
Një marins i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka dëshmuar në gjyqin që po zhvillohet në Gjermani ndaj 21-vjecarit kosovar Arid Uka, i cili në mars vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Lajmet kryesore
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Tunizi, islamikët e moderuar shpallin fitoren
Spitalet siriane, qendra torturash
Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri