VV prish debatin per vizat

Devijon debati publik për “Liberalizimin e Vizave” me Bashkimin Europian, në një kolegj privat në Prishtinë.
Në konferencën ku të ftuar specialë ishin ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi dhe ambasadori francez Jean Francois Fitou, nuk munguan aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje, të cilët duket se kishin hyrë pa dijeninë e stafit të kolegjit.
Njëri nga aktivsitët shfrytëzoi kohën e pyetjeve për të kritikuar ministrin Bajram Rexhepi lidhur me situatën në veri.
Ndërsa aktivistë të tjerë, duke vërshëllyer ngritën një pankartë dhe hodhën të tjera në dysheme. Kjo bëri që Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos silleni si bandat fashiste. Ne jetojmë në një vend demokratik dhe mendimet e ndryshme pranohen
Jean Francois Fitou
Ambasador i Francës, Kosovë situata të përshkallëzohej brenda kolegjit.
Në mënyrë të revoltuar reaguan punëtorët e këtij institucioni arsimor, të cilët nxorën nga salla aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje.
I shokuar ndaj gjithë kësaj situate reagoi ambasadori francez Jean Francois Fitou, i cili i quajti sjelljet e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje si ato të kohës së fashizmit dhe Hitlerit.
“Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos silleni si bandat fashiste. Ne jetojmë në një vend demokratik dhe mendimet e ndryshme për dialogun per Evropën, etj, pranohen. Por, të vish në një takim, ta fyesh ministrin dhe të flasësh banalitete, më falni por kjo është Evropa e vitit 1943. Ky është fashizëm. Dhe këto veprime vendi im dhe të tjerët do t’i kundërshtojnë”, u shpreh Fitou.
“Sa për patriotizëm, Vetëvendosjen e mbaj në xhep të vogël”, tha pas tij ministri Bajram Rexhepi.
Teksa panelistët Rexhepi dhe Fitou preferonin të vazhdonin debatin për liberalizimin e vizave, aktivistët e nxjerrë jashtë ishin futur në njërën nga sallat e kolegjit.
Në një komunikatë të Vetëvendosjes thuhet se sigurimi i ministrit Rexhepi dhe i kolegjit ushtruan dhunë ndaj nëntë aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje, madje në dhunë e sipër u thye edhe xhami i kolegjit.
Policia erdhi pas pak minutash në vendin e ngjarjes. Në gjithë këtë situatë, kolegji mendonte edhe për imazhin e vet institucional. Ata kërkuan asistencën e policisë për të larguar mediat nga ngjarja që vetë i kishin ftuar. Policia më vonë konfirmoi se janë arrestuar nëntë aktivistët e Vetëvendosjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri
Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë. Qarkullimi për në Bërnjak, i lirë
KFOR-i konfirmoi se pika kufitare Kosovë-Serbi, në Bërnjak, është e hapur për qarkullim. Kjo është bërë e mundur pasi në afërsi të fshatit Banjsë, serbët e hoqën vullnetarisht një barrikadë. Vjenë, Thaci takon kancelarin austriak
Kryeministri Hashim Thaci ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak, Verner Faiman.
Tenton heqjen e barrikadave, prangoset
Atë që KFOR-i nuk e ka bërë për ditë me radhë, heqjen e barrikadave të serbëve në Mitrovicë, tentoi ta bënte një shqiptar i cili me mjetin e tij, një buldozer ka tentuar heqjen e barrikadës kryesore, atë mbi urën e lumit Ibër, urë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës. Shqipëria e Kosova, një konsullatë
Shtetasit e Kosovës që jetojnë në shtete të tjera, shumë shpejt do të mund t’u drejtohen konsullatave të Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente të ndryshme, për të cilat, në mungesë të konsullatës së shtetit të tyre, është dashur të vijnë në Kosovë.
Lajmet kryesore
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Tunizi, islamikët e moderuar shpallin fitoren
Spitalet siriane, qendra torturash
Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri