Qarkullonte me armë dhe municion luftarak, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi qarkullonte me armë pa leje.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë ndaluar 34-vjeçarin teksa ky i fundit lëvizte i armatosur në lagjen “29 Nëntori”.
Gjatë kontrollit fizikt të tij, iu gjet pistoletë me krehër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas, në lagjen “29 Nëntori”, lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 6”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -S. S., 34 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/