Qarkullonte me armë me vete, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe vëllai i tij

Një 27-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi qarkullonte me armë zjarri një person gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga gjithashtu ka rënë edhe vëllai i tij, i cili ka fshehur armën menjëherë pas ngjarjes.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe një automjet.
“Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. M., 27 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A. R., 32 vjeç.
R. M., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit të përdorur nga vëllai i tij, menjëherë pas ngjarjes”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/