E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Përmet, plagoset këmbësorja

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë rreth orës 13:45, në kryqëzimin e qytetit të Përmetit.

Shtetasi J. K., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. L., 60 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçarja, e cila ndodhet në Spitalin e Përmetit, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›