E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarri tablo mbi surealizmin e Shazal

100 punime të piktorit Musa Qarri janë ekspozuar në galerinë e arteve pamore në Durrës. Një pjesë e veprave në pikturë dhe grafikë paraqiten për herë të parë dhe tematika ka të bëjë me jetën, fshatin, natyrën dhe etnografinë. Ndërkohë një kënd i ekspozites i kushtohet aktorit te madh Aleksander Mosiu.

"Synimi i kësaj është që nga Kavaja në Durrës, nga Durrësi do të hapim në galerinë e arteve në Tiranë për të treguar një identitet, një jetë, nëpërmjet ngjyrës dhe grafikës", thotë Musa Qarri, piktor.

Aktualisht piktori Musa Qarri eshte duke punuar per realizimin e nje cikli te vecante, mbi bazen e poezive te poetit mistik surealist Shazal. Sipas vetë piktorit, zbërthimi i poezisë ne figure eshte dicka e re, ndryshe nga tradita qe mbeshtetet ne te kunderten e kësaj.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›