Qato fiton sërish titullin kampion

Kreshnik Qato (21-6, 4 KOs) ka mbrojtur për herë të dytë brezin e kampionit të botës për peshat e mesme në versionin WBF.
Në duelin e zhvilluar të shtunën në mbrëmje në "Anhalt Arena" të qytetit gjerman Dessau boksieri shqiptar ka realizuar një tjetër fitore, duke mposhtur me pikë italianin Fabio Liggieri (10-3-4, 2 KOs).
Përballja ka zgjatur të 12 raundet e parashikuara pas të cilëve Qato është shpallur fitues me vendim unanim të gjyqtarëve me rezultatin 115-113, 116-112, 116-112.
Duke parë gjykimin e gjyqtarëve shihet se Qato ka pasur një punë jo të lehtë përballë Liggierit.
Por i rëndësishëm është fakti se Qato ka arritur që edhe një herë tjetër të fitojë një betejë të rëndësishme e cila mund t'i hapë rrugë shpejt për të sfiduar një nga brezat e mëdhenj të boksit profesionist botëror.
Fitorja përballë Liggierit ishte e 21-ta në karrierën e Qatos dhe e 16-ta radhazi. Tashmë ai nuk njeh humbje në ringun profesionist prej mëse pesë vitesh.Dueli në qytetin e Dessau ka qënë i ashpër dhe Qato ka dominura në pjesën më të madhe të raundeve të zhvilluara.
Qato ndeshjen e fundit e kishte fituar kundër Hungarezit Zoltan Surman dhe vazhdon serinë e fitoreve.NJë mbështetje të madhe Shqiponja ka pasur nga mijëra shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe që kanë mbështetur boksierin e tyre.Pas përballjes Qato ka deklaruar se fitoren ua dedikon të gjithë shqiptarëve dhe se tani është gati për të konkuruar në versionet të tjera më të larta.Edhe promotori i Qatos Ylli Ndroqi ka deklaruar ashtu si edhe Qato se kjo fitore është për të gjithë shqiptarët dhe se Boksieri i mirënjohur tashmë do të synojë një tjetër titull aflë edhe mbështetjes së tij.Fitorja e Qatos ka gjetur edhe një pasqyrim të madh në shtypin e shkruar sportive shqiptar.