Jakaj: Dorëzova pranë sekretariatit vendimin e gjykatës

Një ditë pas deklaratës së Ministrisë së Ekonomisë, ka reaguar kreu i ri i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jakaj. Në një prononcim telefonik për "Ora News", Jakaj tha se ai dorëzoi pranë sekretariatit të Dhomës së Tregtisë vendimin e prerë të gjykatës së Apelit e cila e shpallte të pafajshëm dhe sipas tij, ministria e Ekonomisë nuk ka marrë informacionin e duhur mbi procesin.
Jakaj deklaron se ministria nuk duhet të ndërhyjë dhe të ndikojë në çështjet e dhomës së tregtisë, nëse nuk ka ankesa nga sekretari i asamblesë së Dhomës.
Nikolin Jakaj u shpreh se zgjedhja e tij ishte në përputhje me ligjin dhe rregullat e dhomës së tregtisë, dhe se shumica e pjesëmarrësve në asamble votuan pro kandidaturës së tij.
Nikolin Jakaj u zgjodh kryetar i Dhomës së Tregtisë, në vend të Gjok Uldedaj, i cili u zgjodh deputet. Ai do rrijë në këtë post për 9 muaj, deri në zgjedhjet e ardhshme.