E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato:100% i përgatitur për ndeshjen nesër

Boksieri shqiptar dhe kampioni i botës në versionin WBF, Kreshnik Qato do të ndeshet nesër në Londër me boksierin Matt Scriven në një ndeshje përgatitore.
Në një prononcim për "Ora News", Qato tha se është plotësisht i përgatitur për ketë ndeshje dhe se nuk do lejojë që të "dehet" nga suksesi që pati në ndeshjen e fundit në Tiranë. "Jam 100% i përgatitur fizikisht e moralisht.Pas fitores në Tiranë nuk duhet të dehem nga suksesi. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do fitoj", tha Qato.
Boksieri shqiptar falenderoi promotorin e tij zotin Ylli Ndroqi për mbështetjen si dhe kompaninë "Yldon" që bënë të mundur realizimin e ndeshjes ditën e nesërme. "Falenderoj zotin Ylli Ndroqi dhe kompaninë "Yldon" pasi më gjendet gjithmonë pranë. Po ashtu falenderoj edhe ambasadën Shqiptare. Shpresoj të mos zhgënjesj askënd", u shpreh Qato.

Qato zbuloi për "Ora News" se në vjeshtë do të zhvillojë një tjetër ndeshje të madhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›