E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri fiton 1:0 në ndeshjen miqësore me Andorrën. Kuzhe i kënaqur

Shqiperia ka mundur 1-0 Andorren ne miqësoren e fundit përpara eliminatoreve te Euro 20102 qe do te nisin ne muajin shtator. Nje gol i Hamdi Salihit do t’i dhuronte skuadres se drejtuar nga Josip Kuzhe fitoren e dyte brenda kater ditesh, pas asaj te luajtur ne Podgorice kunder Malit te Zi.

Sfida e zhvilluar ne “Qemal Stafa” nuk ka qene aspak e lehte per futbollistet shqiptare, qe megjithëse kane kontrolluar te gjithe lojen jane përballur me nje kundërshtar qe mendonte vetem te mbrohej. Gjithsesi, rastet nuk kane munguar per perfaqesuesen kuqezi, qe do t’i afrohet shpesh here golit, madje do te arrinte ta dergonte topin ne rrjete me nje gjuatje me koke te Vrapit, por me pare mbrojtësi ishte zene ne pozicion jashte loje.

Avantazhi i Shqiperise do te vinte ne minuten e 40-te me Salihin, i cili do te shfrytëzonte nje harkim nga e djathta duke e mbyllur pjesen e pare me epersine minimale te formacionit kuqezi.

Fraksioni i dyte do te vlente me shume per aktivizimin e lojtareve te rinj, por kjo nuk ndikoi ne dominimin total te perfaqesueses shqiptare. Salihi, Bakaj dhe Xhihani do t’i afroheshin shpesh golit te dyte, por nuk do te arrinin te finalizonin ne menyren me te mire rastet e tyre, duke lene ne fuqi avantazhin 1-0 deri ne vershellimen e fundit te arbitrit.

Fitorja e dyte radhazi, ne dy miqesoret e fundit per Shqiperine, e cila ne shtator do te luaje ndeshjen e pare kunder Rumanise ne eliminatoret e Euro 2012.

“Dy fitore ne dy ndeshjet e fundit jane shume pozitive. Pertej rezultatit une pashe, ate qe duhet te shihja per te patur nje ide me te qarte përpara eliminatoreve. Megjithate, jam i kënaqur me me keto fitore, qe ruajne atmosferen pozitive përpara nisjes se eliminatoreve” tha Kuzhe.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›