E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllohet Braçe, deputeti denoncon qytetarin

Një qytetar qëllon me pëllëmbë deputetin e PS-së Erion Braçe.
Ngjarja ndodhi pranë ministrisë së Mbrojtjes, pas fërkimit të makinave të tyre.
Policia ka ndaluar shtetasin Rigels Shehaj, 27 vjeç i cili ka pasur një debat me deputetin socialist çka ka sjellë edhe goditjen. Pas ngjarjes ai ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga policia pranë xhamisë së Et'hem Beiut.
I riu u shoqërua në komisaritatin numër 1 në Tiranë ku ka deklaruar se ka goditur Braçen pa e ditur se ishte deputet. Shehaj tha se qëlloi Braçen pas përplasjes së makinave.
Shehaj ishte emigrant dhe jetonte në Greqi.
Pak minuta pas ngjarjes deputeti Braçe ka shkuar në komisariatin numër 1 për të bërë denoncimin ndaj shtetasit Rigel Shehaj.
Pas denoncimit Braçe nuk bëri asnjë koment për mediat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›