E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Shqipëria jo rezolutë të njëanshme për Kosovën

Shqipëria nuk tenton të paraqesë asnjë rezolutë të njëanshme në OKB për Kosovën dhe nuk do donte që as Serbia të bëjë një gjë të tillë sepse kjo nuk kontribuon në paqen e stabilitetin në rajon. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Ilir i cili tha se çdo pretendim nga ana e Serbisë se ka qenë e motivuar për rezolutë për shkak se edhe Shqipëria do paraqiste një rezolutë për Kosovën nuk qendron." Kam thirrur ambasadorin e Serbisë në Tiranë ku i është bëre e ditur se
Shqipëria nuk tenton të paraqesë asnjë rezolutë të njëanshme dhe nuk do donte që Serbia të paraqiste në OKB se kjo nuk kontribuon në paqen e stabilitetin në rajon", tha Meta. Ministri pohoi se pavarësia e Kosovës është legjitimuar dhe është e paprekshme. Ai pohoi se është e rendësishme të hiqen kufijë në Ballkan, duke theksuar se e ardhmja e Ballkanit është heqja e kufijve.
Lidhur me ngjarjen në Himarë, ku mbeti i vdekur shtetasi Aristitel Guma, Meta tha se Prokuroria do të zbardhë krimin e shëmtuar dhe do vërë autorët para përgjegjësisë.
Sa i përket letrës dërguar sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, për ambasadorin Withers Meta tha se s'kishte koment.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›