E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllohet me armë zjarri në Kir të Dukagjinit, dy viktima dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Kir, në zonën e Dukagjinit.

Nga informacionet paraprake, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër është plagosur.

Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor pritet të nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Deri në këto momente nuk dihen detaje të tjera mbi identitetin e viktimave dhe të plagosurit, ndërsa Policia pritet të japë informacion zyrtar në vijim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›