Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve në Korçë, ku situata është përshkallëzuar dhe protestuesit kanë goditur shefin e Komisariatit të Policisë. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet “Lirojini!”, ndërsa raportohet edhe për persona të shoqëruar nga policia .
Ndërkohë disa zonja kanë ndërhyrë dhe i kanë kërkuar policisë që të lirojë të rinjtë.