Qëlloi 18-vjeçaren me çadër në demonstratë, arrestohet

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e personit i cili goditi me çadër 18-vjeçaren Bekime Rexha në demonstatën e 21 janarit.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Robert Perleka i cili ka qëlluar 18-vjeçaren Rexha në rrugën e Durrësit gjatë zhvillimit të demonstratës së opozitës në 21 janar.
Sipas policisë identifikimi i Perlekës u bë nga verfikimi i kasetave filmike të marra nga demonstrata e 21 janarit.
Ndërkohë 18-vjeçarja Bekime Rexha, u qëllua me çadër në një nga bulevardet kryesore të Tiranës gjatë demonstratës së 21 janarit.