21 janari, Pjerin Ndreu thirret në Prokurori

Kreu i Partisë Socialiste për rrethin e Tiranës Pjerin Ndreu është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
Sipas informacioneve Ndreu është thirrur nga organi i akuzës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e personit i cili ka dijeni për ngjarjen.
Ndërkohë ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranë dëshmuan dy deputetët e PS-së Tom Doshi dhe Paulin Stërkaj si dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka.
Pas daljes nga Prokuroria kreu i PDK-së Nard Ndoka ka theksuar se është thirrur nga organi i akuzës pasi është paditur nga policia për ngjarjet e 21 janarit. Duke i cilësuar akuzat e policisë si politike theksoi se policia e shtetit ndodhet në vështirësi të mëdha profesionale.
Ndërkohë që në ditët në vijim Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë të tjerë eksponentë të opozitës për t`i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.