E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi me armë në ajër në mes të natës, plumbi kap gabimisht 37 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se rreth orës 03:30, në rrugën “Selaudin Zorba”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. Xh., 45 vjeç, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

45-vjeçari, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë në afërsi të vendit të ngjarjes ndodhej shtetasi M. G., 37 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›