E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë të Vlorës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcat Operacionale kanë arrestuar një 44 vjeçar i cili ditën e djeshme  qëlloi me armë zjarri në ajër pasi ishte në gjendje të dehur.

44-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit.

Autori pas ngjarjes u largua në kodrat e fshatit Brataj për t’i shpëtuar policisë dhe pas 12 orësh kërkimesh është vënë në pranga.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas qëlloi në ajër mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj.

Vlen për tu përmendur që kërkiment e djeshme nga ana e forcave policore kanë qenë të vështira pasi terreni është malor dhe i pyllëzuar, si dhe operacioni është zhvilluar gjatë natës. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›