E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qëlloi me grusht Sali Berishën/ Mbetet në burg Gert Shehu

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Gert Shehun.

I pranishëm gjatë seancës, Shehu ka kërkuar lirinë duke u shprehur se është djal i vetëm dhe ka nevojë të marrë mjekimet.

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe avokati i 31-vjeçarit, por u refuzua duke e lënë atë pas hekurave.

31-vjeçari që goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë protestës së opozitës.

Ai akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së 6 dhjetorit të thirrur nga partia demokratike. 31-vjeçari arriti të kalonte perimetrin e sigurisë dhe të godiste me grusht në fytyrë Sali Berishën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›