Qëlloi me pistoletë në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Bunec

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Himarë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta me një tjetër person.
Sipas policisë, 53-vjeçari F. L., është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. D. dhe më pas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë, me të cilën ka qëlluar në ajër, në fshatin Bunec.
Pas ndërhyrjes së policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta dhe krehri i saj me fishekë luftarakë.
Ndaj 53-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ku do të vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.
/rtsh.al/