E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i madh në kodrat e Radostinës, flakët përfshijnë ullishte dhe shkurre

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës, në vendin e quajtur “Fiqtë”.

Flakët kanë alarmuar banorët e zonës, ndërsa menjëherë në terren janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse. Automjetet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe shuarjen e zjarrit.

Ndërhyrja po has vështirësi për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve në sipërfaqet përreth.

Një tjetër problem për zjarrfikësit është terreni i thyer, që vështirëson lëvizjen e automjeteve dhe afrimin pranë vatrave të zjarrit.

Ekipet në terren vijojnë punën, me qëllim vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera me ullishte dhe bimësi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›