E Martë, 3 Nëntor 2026

Qendër ditore për të moshuarit -Në Sarandë 50 të moshuar përfshihen në aktivitetet e saj

Kjo është Qendra Polivalente “Feti Rugji”. Në qytetin e Sarandës. E thënë ndryshe ,ajo njihet si shtëpia e të moshuarve të vetmuar. 50 burrat dhe gratë e moshës së tretë ndjehen këtu më mirë se sa në shtëpinë e tyre, pasi kalojnë kohën më të madhe të ditës. Së bashku pinë kafen e mëngjesit ,marrin dy vakte të ushqimit ,dhe në kohën tjetër largojnë pleqërinë dhe vetminë në shoqërinë e njëri tjetrit.

Të moshuarit e kësaj qendre kanë mundësi të zgjedhin sit a kalojnë kohën e tyre, duke u përfshirë në vallen e aktivitetit të ditës ,në një lojë domino në verandën e ndërtesës .Ndonëse të moshuar ,por u pëlqen të përfshihen në të gjitha aktivitetet që organizohen nga bashkia Sarandë.

Këta të moshuar janë në vëmendjen edhe të Fondacionit “Shpresë për Botën” që në qytetin bregdetar të Sarandës ka përfaqësuesin e vet, i cili është përkushtuar që ti gëzojë këta të moshuar.

“Këta jo vetëm që duan të mundin vetmin në shtëpitë e tyre por edhe duan të ndihen të vlerësuar dhe të integruar në jetën sociale kulturore në këtë qytet”, tha drejtoresha e qendrës Venada Veipi.

Gjithçka që ofrohet për këta të moshuar ,shkon edhe si nderim për kontributet e dhëna prej tyre në dekadat e kaluara.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›