E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendër e re kontrolli për automjete

Qendra e re e kontrollit teknik te detyrueshem per aumjetet rrugore ne Tirane po shkon drejt perfundimit. Ministri i transportit Sokol Olldashi ka inspektuar punimet ne Preze te Tiranes. I gjithe investimi i kompanise koncensionare kap vleren e 3 milione dollareve dhe jane parashikuar te ngrihen gjithesej 6 linja kontrolli 4 per automjetet e lehta dhe 2 per automjetet e rende. Investime po behen edhe ne qendrat e kontrollit teknik ne rrethe.

"Jane 31 linja te reja te kontrollit teknik qe po behen ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe qe brenda nje periudhe shume te shkurter do te ofroje qytetareve sherbim cilesor, transparent dhe teresisht te kompjuterizuar, ne menyre qe kontrolli i mjeteve nga nje procedure shpesh here e bezdisshme dhe shpesh here korruptive, te shnderrohet ne nje rutine teknologjike ku qytetareve tu sherbehet dhe nuk torturohen", tha Sokol Olldashi, minister i Transporteve.

Qendra e re e kontrollit teknik ne Preze do te jete gati ne 6 shtator. Ministri i transportit Sokol Olldashi ka shprehur bindjen se pas perfundimit te investimeve sherbimi do te jete cilesor dhe ne standartet e vendeve te bashkimit europian

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›