Olldashi përuronqendrën e re të kontrollitteknik të mjeteve
TIRANë- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ishte sot në qendrën e re të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore për kryeqytetin në Prezë, ku është duke përfundur investimi i ri i koncesionarit që kap vlerën e 3 milionë dollarëve.
Sipërfaqja totale e sheshit së bashku me ndërtesën është rreth 7 mijë metra katror, ku janë parashikuar 6 linja kontrolli për mjetet. Olldashi me këtë rast u shpreh se qendra që do të nisë punën më 6 shtator, do të sjellë një ndryshim rrënjësor të cilësisë dhe shërbimit ndaj klientëve.
Aktualisht investime të tilla po kryehen jo vetëm në qendrën e re të kontrollit teknik të mjeteve në Prezë të Tiranës, por në të gjitha qendrat e Shqipërisë. Sipas tij janë 31 linja të reja të kontrollit teknik të mjeteve që po bëhen në të gjithë territorin e vendit, dhe që brenda një periudhe të shkurtër do ti ofrojnë qytetarëve shërbim transparent dhe tërësisht të kompjuterizuar.
(m.a/News24/BalkanWeb)