Qendra, cfare do "mbetet" pas shnderrimit te madh
Konkretizimi i konkursit per qendren e Tiranes ka sjelle si domosdoshmeri edhe shoqerimin e tij me kriteret e duhura per projektin, si dhe publikimin e rregullores, ne te cilen duhet te bazohen firmat konkurruese. Rregullorja paraqet me detaje se c'duhet bere me sheshin "Skenderbej", objektet monumentale te saj si dhe risite. Keshtu, duket se "shnderrimit te madh", do t'i mbijetojne vetem ato qe perbejne vlera historike dhe monumentale, ndersa pjesa tjeter do te shnderrohet, duke synuar keshtu, kthimin e qendres ne qender metropolitane, sipas planit francez.
"Tirana kembesore", eshte ndoshta togfjaleshi qe nenkupton kryefjalen e gjithe projektit per qendren e Tiranes. Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me studiot e huaja arkitektonike, ka percaktuar se do te hapen rruge per kembesore ne zemer te blloqeve, duke u nisur nga rrugicat ekzistuese, publike apo private, ose duke shfrytezuar disa hapesira te lira ndertimesh. "Pjeset kembesore do te nxirren ne pah edhe ne brendesi te hapesirave te gjelberuara, duke qene se ato do te pershkohen nga kalime te vogla, te cilat do te kalojne edhe permes ndertesave ekzistuese", parashikon plani per qendren e Tiranes, duke shtuar se nje gje e tille lejon nje liri me te madhe te levizjes dhe nje larmi te konsiderueshme te pamjeve qe i ofrohen syrit te kembesorit.
Nisur nga numri i popullsise ne Tiranes, pritet te kemi nje ristrukturim te plote ose te pjesshem te disa lagjeve dhe blloqeve. Sipas planit per qendren e kryeqytetit, ne zonat me prirje banimi dhe tregtare eshte planifikuar te kryhet nje harmonizim me nje maksimum prej 9-katesh. "Ne lagjet e banimit, ndertesat e reja qendrojne krahas atyre ekzistuese dhe do te vendosen buze rrugeve. Rregullat e vendosura lejojne qe densiteti i blloqeve te rritet duke ruajtur perpjesetime te drejta me hapesirat e lira per parqe e lulishte ne brendesi", percakton rregullorja. Sipas saj, ne sheshin "Skenderbej", lartesite duhet te mbahen te uleta (me perjashtim te kullave) dhe ndertimi i godinave te reja te jete shume i disiplinuar. Po ashtu, qendra e qytetit ritmohet pra nga variacionet e lartesive dhe nga densiteti pak a shume i larte ne funksion te karakterit dominues te seciles zone (tregtare, banimi, parqe etj.). Kjo lejon qe zonat te plotesojne njera-tjetren dhe te krijohet nje peizazh me i larmishem.
Konkursi, fituesi shpallet me 11 prill
Qytetareve te Tiranes do t'u duhet ta durojne gjendjen kaotike te qendres se kryeqytetit edhe perreth nje vit, kohe kur plani francez pritet te marre jete. Sipas drejtorit te Transporteve ne Bashkine e Tiranes, Enton Punavia, qendra do te filloje te ndertohet ne fillim te vitit 2009, nese gjithcka ecen sipas parashikimeve. Faza e pare e gares per qendren filloi me 1 shkurt. Me lancimin e konkursit dhe publikimin e tij, ndersa me 29 shkurt eshte afati i fundit per dorezimin e projekteve. Brenda javes se pare te marsit te ketij viti pritet te behet formulimi i rishikuar nga Keshilli Teknik, ndersa faza e dyte e konkursit fillon me 8 mars. Pikerisht ne kete dite do te prezantohen finalistet e fazes se pare, ndersa me 11 prill te ketij viti do te shpallet fituesi i gares nderkombetare per qendren.
"Vlerat monumentale te ruhen me fanatizem"
Kur disa studio arkitektonike dhane kete keshille, e mbeshtetur fuqishem edhe nga kryetari i Bashkise se Tiranes, kishin ndermend eksperiencat e shnderrimeve te medha edhe ne kryeqytetet prej nga vinin, por duke pasur nje lajtmotiv: "Ruajtjen e identitetit dhe trashegimise kulturore. Sipas rregullores se studimeve urbanistike per qendren, kjo mbrojtje eshte e nevojshme per te ruajtur trashegimine historike dhe arkitektonike te Tiranes. Eshte hartuar tashme dhe eshte pjese e studimit nje liste ndertesash te trashegimise, ndertesa qe duhen ruajtur, e cila eshte pjese integrale e kesaj rregulloreje. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, mbrojtja e ketyre monumenteve do te behet ne perputhje me ligjin "Per Trashegimine Kulturore". Te gjitha ndryshimet apo rinovimet e godinave te trashegimise duhet te behen pasi te jete marre leja nga strukturat kompetente sipas ligjit. Ne studim, godinat monumente vleresohen ne kater grupe: Secili prej ketyre ansambleve duhet konceptuar si nje projekt koherent i pergjithshem dhe perfshires, qe do t'i nenshtrohet nje konkursi arkitekture me pjesemarrje arkitektesh te nivelit nderkombetar, duke marre ne konsiderate godinat e reja qe duhen ndertuar, si dhe projektimin e hapesirave te gjelbra urbane te parashikuara ne studim. Ne kete te fundit jane tre ansamble arkitektonike: sheshi "Nene Tereza" dhe Universiteti, sheshi "Skenderbej" dhe sheshi "Avni Rustemi".
Kriteret e projektit:
Ruajtja e vlerave arkitektonike te Qendres se Tiranes
Parashikimin e Tiranes, si pedonale, ose kembesore
Parkingje te nendheshme dhe tramvaje
Sistem i pershtatshem per kanalizimet e ujerave te zeza
Percaktimi i nje trajektoreje linjash autobusesh qe do te pershkojne qytetin
Korsi te vecanta per autobuse ne rruget kryesore dhe dytesore.
Nje hapesire e rezervuar per autobuse ne stacionin e madh multifunksional
Perfshirja e godinave monumente Pallati i Kultures, Vila ne sheshin "Avni Rustemi" dhe
Varri i Kapllan Pashes.
Krijimi i hapesirave te gjelbra ne sheshet kryesore
Restaurim: Xhamia e Et'hem Beut, Kulla e Sahatit, Universiteti, Kompleksi i Ministrive
Rinovim dhe zhvillim i sistemit ekzistues te rrugeve etj.