E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashki-Qeveri, "sherr" per Liqenin Artificial

Bashkia e Tiranes dhe Keshilli i Ministrave hyjne ne "sherr" per Liqenin Artificial ne kryeqytet. Konflikti i lindur mes dy institucioneve do te zgjidhet ne rruge ligjore nga Gjykata e Tiranes. Bashkia ka paditur qeverine per vendimin e dates 9 maj te vitit te kaluar, ku liqeni i kalonte ne administrim institucionit vendor, me qellim realizimin e projekteve per gjelberim dhe investime te tjera. Por vendimi i marre nga qeveria "Berisha", eshte kontestuar se fundmi nga bashkia, e cila ka kerkuar zgjidhje ligjore ne seance gjyqesore. Padia eshte hedhur dje ne short ne gjykate dhe i ka rene per shqyrtim civil gjyqtares Ariana Caco, ndersa ka per objekt shfuqizimin e aktit administrativ.
Disa dite me pare, nepermjet nje padie civile, Bashkia e Tiranes ka hedhur ne gjyq Keshillin e Ministrave, per shfuqizim dhe ndryshim te aktit administrativ. Behet fjale per digen e Liqenit Artificial, objekt qe Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar si nje bukuri te Tiranes, e cila duhet te jete nen kujdesin e bashkise. Me vendim numer 281, te dates 9 maj te vitit 2007, liqeni i kaloi ne pronesi institucionit vendor. Por rreth dhjete muaj me pas, bashkia eshte kujtuar per te kryer nje padi civile ne gjykate, me qellim shfuqizimin e ketij vendimi qe ka marre kabineti qeveritar. Padia eshte hedhur dje ne shortin elektronik te kesaj gjykate dhe do te shqyrtohet nga gjyqtarja Ariana Caco, e cila pritet te therrase dy palet per ballafaqim e ne seance pajtimi.
Sipas padise se depozituar, Bashkia e Tiranes heq dore nga pronesia e diges se Liqenit Artificial, e cila i ka kaluar ne pronesi gjate muajit maj te vitit te kaluar. Mesohet se ne pretendimin dhe argumentet e dhena, institucioni vendor shprehet qe qeveria te vazhdoje te kujdeset vete per Liqenin, ashtu sikurse ka bere para se te merrte vendimin. "Diga e Liqenit Artificial te Tiranes i kalon ne pronesi bashkise, e cila do te kete mundesi te zbatoje te gjitha projektet dhe te trajtoje dhe zhvilloje nje nga pjeset me te bukura te kryeqytetit", thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Procesi gjyqesor ne lidhje me kete padi pritet te filloje ne ditet e ardhshme, per te mesuar edhe verdiktin e drejtesise per kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›