E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qendra ditore e të moshuarve në Devoll, mosha e tretë përfshihet në lojërat e tavolinës

Në qytetin e Bilishtit, Qendra Ditore e të Moshuarve vazhdon të jetë e hapur edhe gjatë verës, duke u ofruar atyre një vend të qetë dhe të sigurt ku kalojnë kohën e lirë.

Çdo ditë, dhjetëra të moshuar mblidhen për të luajtur lojëra tavoline, për të pirë kafe apo çaj dhe për të biseduar me njëri-tjetrin. Ambienti është i përshtatur dhe në natyrë, me hije dhe freski, ku ofrohet dhe kujdes i vazhdueshëm shëndetësor.

Qendra është e hapur çdo ditë duke krijuar kushte të përshtatshme për të moshuarit, sidomos në këtë periudhë me temperatura të larta. Për ta është shumë e rëndësishme që të kenë një vend të tillë ku ndihen mirë, të respektuar dhe të vlerësuar.

Qendra mbështetet nga Bashkia Devoll dhe vijon të jetë një pikë takimi e rëndësishme për të moshuarit e qytetit, duke sjellë shoqëri, argëtim dhe përkujdes.

Gazetar: Gj. Liço

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›