E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëndrimi i Tiranës ndaj Kosovës dhe çelësi i zgjidhjes

Mundësia e bashkimit midis Shqipërisë dhe Kosovës do të bënte presion edhe te pesë vendet anëtare të BE-së që ende se kanë pranuar shtetësinë e Kosovës. Edhe nëse për këtë ringjallje të pretendimeve territoriale nacionale tona na ndëshkojnë me vonimin e integrimit në BE, kaq sakrificë Tirana ia ka borxh prej kohe Kosovës

Nga Adri Nurellari
Kësaj të hëne u zhvillua në Manastir të Maqedonisë një konferencë rajonale dyditore për integrimin në NATO të vendeve nga Europa Juglindore, ku Kosova u privua nga pjesëmarrja. Mirëpo Shqipëria mori pjesë sikur të mos ishte asgjë mungesa e Kosovës, ndërkohë që normalisht duhet ta kishim kushtëzuar pjesëmarrjen tonë me ftesën e Kosovës në këtë aktivitet. Për të disatën herë po vihet re që çështja e Kosovës është e papërfillshme për politikën e jashtme të Shqipërisë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me vendet e rajonit. Ajo bëhet e rëndësishme vetëm për propagandë zgjedhjesh, vetëm atëherë kur aktorët kryesorë politikë të Tiranës e kanë punën pisk e duan që për interesa të ngushta të portretizohen si faktorë rajonalë në sytë e perëndimorëve ose atëherë kur duhen ballafaquar akuzat për abuzime marramendëse lidhur me ndërtimin e rrugës së kombit.

Fatkeqësisht, flirtimi me Beogradin dhe shpërdorimi, instrumentalizimi apo shpërfillja e çështjes së Kosovës nga shteti shqiptar është shndërruar në një traditë po aq të gjatë sa edhe vetë historia e shtetit. Filloi me marrëveshjen që ish-kryeministri serb, Nikolla Pashiq, bëri në shtator të vitit 1914 me Esad Pashë Toptanin për të ripërsëritur një marrëveshje të ngjashme me Ahmet Zogun në gusht të vitit 1924. Kjo situatë arriti kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur partizanët tanë, të udhëzuar nga jugosllavët, bashkëpunuan në masakrën e Tivarit ku u vranë mbi 4000 partizanë kosovarë (një shumë kjo e ngjashme me atë që mendohet se është numri real i partizanëve të Shqipërisë të vrarë gjatë gjithë luftës), si dhe morën pjesë në operacionet e shtypjes së Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe të çarmatosjes së popullsisë shqiptare të Kosovës.

Pas vitit 1949, jo për meritë të komunistëve, por për vetë faktin që Shqipëria po kalonte fazën finale të shtetformimit, shteti shqiptar ka përdorur një politikë më realiste e deri-diku më dinjitoze në marrëdhëniet me fqinjët. Kjo gjë vazhdoi deri në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shteti shqiptar shkeli embargon ndërkombëtare, duke i siguruar karburant makinerisë ushtarake të Milosheviqit. Në vitin 1996 lidershipi i kohës në Tiranë u përpoq ta ndizte situatën në Kosovë nëpërmjet izolimit të krahut të moderuar të Rugovës dhe nxitjes së Demaçit radikal, duke u përpjekur që të largohej vëmendja nga zgjedhjet e përdhosura dhe që Tirana të merrte atributin e lojtarit kyç në Ballkan. Po qe se Tirana zyrtare do të kishte dashur me të vërtetë të merrte qëndrim të prerë e radikal patriotik për ti dhënë fund padrejtësisë kombëtare që iu ishte bërë shqiptarëve, atëherë shansi më i volitshëm kishte qenë fillimi i vitit 1995. Pikërisht në 1995, kroatët nisën kundërmësymjen e suksesshme, boshnjakët konsoliduan rezistencën, mbështetja për serbët në nivel ndërkombëtar ishte fashitur, madje edhe u bombarduan nga NATO në fund të verës, ndërkohë që Shqipëria e kishte ende qeverinë legjitime dhe ushtrinë të pashkatërruar. Pra nëse Shqipëria do të kishte vepruar si një shtet normal me përqasje realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare, strategjikisht, viti 95 do të ishte më i volitshmi për ta futur Shqipërinë në lojë dhe jo një vit pas paqes së Dejtonit.

Pas shembjes së shtetit në vitin 97, krerët socialistë të shtetit shqiptar garonin me njëri-tjetrin për ta treguar veten në sytë e perëndimorëve si kozmopolitanë që s'kishin hiç të bënin me murtajën e Ballkanit, nacionalizmin. Kjo gjë ishte veçanërisht e dobishme për ta, për të blerë mbështetje e legjitimitet të huaj në kushtet kur zgjedhjet vendase linin shumë për të dëshiruar. Prej gojës së tyre dolën shprehje të tipit Milosheviqi, njeriu që di të bëjë luftën, di të bëjë edhe paqen, kryeqyteti i Kosovës është Beogradi ose problemi kryesor i Kosovës nuk është Serbia po varfëria dhe prapambetja. Një vit e gjysmë më pas, të njëjtit njerëz kur ua kërkuan ndërkombëtarët ndryshuan 180 gradë retorikën lidhur me çështjen e Kosovës. Kuptohet qartë që pavarësisht prej retorikës publike një komb, një qëndrim gjatë luftës në Kosovë, veprimet e Tiranës zyrtare nuk ishin të udhëhequra nga interesi kombëtar, por qenë të drejtuara nga një bindje e plotë ndaj hapave të udhëzuara prej politikës së SHBAve dhe NATOs. Për mos të folur pastaj për opozitën e kohës që për të fituar vëmendje dhe autoritet nga ndërkombëtarët doli kundër firmosjes së Marrëveshjes së Rambujesë, gjë që do kishte qenë një vetëvrasje e mirëfilltë diplomatike për çështjen kombëtare.

Gjatë gjithë viteve që pasuan çlirimin e Kosovës u dallua qartë tërheqja e politikës shqiptare ndaj Kosovës dhe inferioriteti i manifestuar përkundrejt Serbisë. Një rast tipik i pashfrytëzuar nga politika shqiptare qe ai minave të vendosura në territorin tonë pranë kufirit Shqipëri-Kosovë, gjatë vitit 1999. Qeveria shqiptare në vitin 2001, me qejf të madh nxitoi që të rivendoste marrëdhëniet diplomatike me Serbinë, pa u kujdesur për çminimin e territorit në verilindje dhe dëmshpërblimin ndaj viktimave dhe të dëmtuarve të zonës. Bëhej fjalë për një zonë të minuar përgjatë 120 kilometrave në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe 20 kilometra në thellësi të territorit shqiptar. Si pasojë e kësaj shkeljeje flagrante të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë, kanë vdekur të paktën 34 persona dhe janë plagosur 238 të tjerë, për të mos folur pastaj për masakrat në Kosovë dhe vazhdimin e sabotimit të shtetit të ri aty, e megjithatë shteti shqiptar i rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Serbinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një situatë e ngjashme inferioriteti u vu re kur nisën negociatat për statusin final të Kosovës, kur Shqipëria ende pa i hedhur mirë kartat e bisedimeve, deklarohet për pavarësi të kushtëzuar. Normalisht kur bëhet negociata, bëhet një pretendim maksimal fillestar. Prandaj Tirana do ishte më mirë që të heshte sesa të ulte pritshmërinë dhe të dobësonte pozicioni negociues të Kosovës. Në një situatë ideale kuptohet që Shqipëria do të kishte këmbëngulur të përfshihej në negociata e jo të rrinte në tribunën e tifozëve. Edhe kur u bë fjalë për planin 6 pikësh të Ban Ki Munit në vitin 2008, Tirana zyrtare fillimisht nuk e kundërshtoi planin, madje e quajti të arsyeshëm dhe se disa pika të saj mund të ishin gëlltitur. Plani u kundërshtua nga shteti shqiptar vetëm kur Milo Gjukanoviq erdhi në vizitë në Tiranë dhe e ndërgjegjësoi Tiranën për domethënien e planit kur foli ashpër kundër këtij plani. Gjukanoviq ishte i frikësuar se precedenti që do të shkaktonte ky plan me ndarjen e Kosovës, do të trazonte raportet e brishta e të ndërlikuara etnike të Malit të Zi, duke inkurajuar minoritetin serb, i cili zë 30% të popullsisë.

Edhe ajo grahma e shpresës që lindi vjet kur Kryeministri shqiptar foli hapur për bashkim kombëtar, u shua shpejt pasi u pa qartë që kjo deklaratë ishte instrumentalizimi i radhës i ndikimit që kanë aktorët kryesorë politikë në Kosovë. U kuptua që kërcënimi për një ringjallje të idesë së bashkimit kombëtar ishte një mjet presioni ndaj Bashkimit Europian për të njohur sa më shpejt ligjshmërinë e zgjedhjeve të dyshimta të 28 qershorit.

Sot, Kosova gjendet në një ngërç të jashtëzakonshëm dhe situata e mungesës së ftesës për mbledhjen rajonale të NATO-s në Manastir, sipas të gjitha gjasave, ka për t'u përsëritur dendur. Kosova e pranoi pakon e Ahtisaarit në kuadër të negociatave fillimisht si një çmim të rëndë që duhej paguar në këmbim të një ujdie me Serbinë, për shkëputjen dhe krijimin e një shteti të ri. Pra po të thjeshtëzohet situata me një analogji bazike, pranoi të paguante një çmim X, për të blerë ta zëmë një lopë. Mirëpo d

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›