E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendro: IKMT hyn në fazë të re, synohet forcimi i skuadrës teknike

TIRANË, 30 shtator /ATSH/  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një proces ndërinstitucional për analizimin e përputhshmërisë së profesionit me pozicionin e punës për punonjësit e Drejtorisë Qendrore dhe 12 qarqeve të vendit.

Kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, deklaroi se procesi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe me përfshirjen e një komisioni ndërinstitucional.

“Po hyjmë në një fazë te re të ristrukturimit ku nëpërmjet nje komisioni të ngritur ligjërisht bëhet verifikimi i pozicioneve të punës me profesionet përkatëse. Objektivi ynë është që, në përfundim, të kemi një skuadër teknike, e cila do të sjellë rritje të performancës në inspektime. Kjo do të jetë padyshim një garanci e shtuar për ligjshmërinë në sektorët e ndërtimit, mjedisit dhe pyjeve”, u shpreh Qendro.

Ai falënderoi universitetet që kanë sugjeruar prurje të reja profesionale dhe u bëri thirrje profesionistëve të rinj t’i bashkohen skuadrës së IKMT-së.

Sipas Qendros, forcimi i kapaciteteve profesionale synon të kontribuojë në rritjen e ligjshmërisë në territor, si dhe në mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve si pasuri të përbashkëta kombëtare.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›