Qëndroi në qeli për dy vite, Ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Pasi kreu dy vite e 20 ditë burg, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ankimoi në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin e tij.
Ankimimi u depozitua këtë të mërkurë pranë Sekretarisë së Gjykatës së Lartë.
Jorgo Goro u akuzua nga SPAK, pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga Fredi Beleri, për një sipërfaqe toke, që sipas tij, ishte përfituar në mënyrë të paligjshme.
Goro u dënua me akuzën për shpërdorim detyre dhe u liruar nga burgu në 29 gusht të 2025.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/