Qëndron afër trupit të pajetë të Licit, kush është personi i tretë që ndodhej në makinë në momentin e atentatit (FOTO)

Personi i tretë që ka qenë në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati nuk është identifikuar akoma nga Policia e Shkodrës.
Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza.
Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar.
Ndërkohë Vizion Plus ka siguruar foton e tij teksa qëndron në këmbë në afërsi të trupit të pajetë të Hamza Licit.

/vizionplus.tv